SHOWBIZ / E Hënë 14 Qershor 2021, 15:03

Shtangen ndjekësit me transformimin drastik/ Këngëtarja e njohur është bërë bodybuilder dhe shpallet kampione e Shqipërisë, surprizon me mesazhin: Gati për në Kampionate Ndërkombëtare

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, këngëtarja e njohur shqiptare, Iva Aliko, ka dhënë një lajm të mirë ku ka bërë me dije se është shpallur fituese e Shqipërisë në Body Fitness në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding.

Të gjithëve i ka ardhur habi me transformimin që ka bërë sepse fansat e saj janë mësuar gjithmonë që ta komentojnë për format e bombastike dhe sensualitetin e saj. Ajo shprehet se ka arritur që trupi i saj me muskuj është rezultat i një sakrifice me stërvitje dhe regjim titan.

“Të dashur miq dhe dashamirës! Mundi dhe sakrifica gjithnjë shpërblehet. Kaq vite stërvitje dhe regjim titan, kaq shume durim dhe vetëmohim për kauzën e madhe të njohjes së limiteve të tua. Sapo u shpalla Kampione e Shqipërisë në Body Fitness në Kampionatin Kombetar 2021.

Ky vlerësim për mua është një përgjegjësi për të përfaqësuar vendin denjësisht në Kampionate Ndërkombëtare, si dhe uroj që ky çmim të jetë një ftesë për angazhimin e më shumë vajzave në sportin magjik të Kulturizmit.  Falenderoj për besimin, SP e Federatës së Bodybuilding z.Rando Kukeli, trajnerin tim të palodhur Kampionin Abdul Fauaz dhe Kampionin z.Marin Meksi për gjithë këshillat e tij të vyera. Faleminderit të gjithë atyrë që besojnë në forcën e femrës”, shkruan Iva Aliko.