SHOWBIZ / E Mërkurë 11 Shtator 2024, 21:09

Shokon ylli i rrokut/ Pranon publikisht tradhtinë ndaj bashkëshortes: Jam bërë baba i vajze nga lidhja jashtëmartesore

Ylli i rrokut, Dave Grohl ka pranuar se ka tradhtuar bashkëshorten e tij Jordyn Blum dhe se është bërë baba një vajze, e cila ka ardhur në jetë nga një lidhje jashtëmartesore. Këngëtari i grupit Foo Fighters, bëri deklartën në një postim në rrjetin social Instagram.

Në deklaratë thuhej: “Së fundmi jam bërë baba i një vajze, e ardhur në jetë nga një lidhjejashtëmartesore. Kam në plan të jem një prind i dashur dhe mbështetës për të.”

“Unë e dua gruan dhe fëmijët e mi dhe po bëj gjithçka që mundem për të rifituar besimin e tyre dhe për të fituar faljen e tyre”, tha 55-vjeçari.

Dave Grohl dhe bashkëshortja e tij 48-vjeçare u takuan në vitin 2001 dhe janë martuar që nga viti 2003. Çifti janë prindër të tre vajzave, Violet, Harper dhe Ophelia. Grohl u divorcua nga gruaja e tij e parë Jennifer Leigh Youngblood në 1997 pasi pranoi se kishte tradhtuar. Ndërsa pak dihet publikisht për Blum. People raportoi se ajo u shfaq një herë në kopertinën e Teen, pasi u zbulua në një supermarket kur ishte 12 vjeçe.

Blum mësohet se punonte si producente në MTV kur u takua me këngëtarin. Por, Grohl tha për Elle në 2007 se ai nuk ishte gati për një lidhje serioze kur u takuan për herë të parë, dhe ndaloi së telefonuari Blum pas disa takimesh. Por pas 3 muajsh e telefonoi sërish dhe ajo i tha: “Nuk e mendoja kurrë se do të dëgjoja më nga ty.”

Blum ka bashkëpunuar me Foo Fighters disa herë, duke përfshirë në videoklipin e grupit White Limo të vitit 2002. Ajo gjithashtu bashkë-drejtoi videoklipin muzikor Walking a Line të Foo Fighter në vitin 2002.