
Një lajm i trishtë e bëri Rudina Magjistarin të përlotet këtë të diel.
Elona Hoxha, një artiste e re, 33 vjeçe, që një muaj më parë promovoi artin e saj tek programi “Rudina” u nda nga jeta.
Ajo punonte në një bankë në Shqipëri, por krijonte edhe piktura e shenjues të faqeve të librave.
Ëndrra iu pre në mes nga ngjarja e rëndë rrugore dje në Hamallaj, teksa udhëtonte në makinë me babain e saj.
Rudina shkruan sot se sa e pabesueshme i duket që një vajzë plot jetë, që një muaj më parë prezantonte punët e saj dhe kishte projekte e ide në mendje, krejt papritur nuk është më.


