LAJME / E Shtunë 11 Korrik 2026, 23:11

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i ‘përvishet’ Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë këmbë pas këmbe

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë akuza të forta ndaj Fatmir Xhafajt, lidhur me të kaluarën e tij, ndërsa komentoi krijimin e “Super-Komisionit” parlamentar.

Në një reagim në rrjetet sociale, Malaj shkruan se Xhafaj është përballur më herët me akuza publike të rënda, duke iu referuar një pretendimi se ka torturuar një vajzë të re për t’i marrë florinjtë, dhe shkroi se “e kaluara do ta përndjekë këmbë pas këmbe”.

Reagimi i tij vjen në kuadër të kritikave ndaj strukturës së re parlamentare, të cilën Malaj e ka cilësuar si një mekanizëm që cenon demokracinë parlamentare dhe përqendrimin e kontrollit institucional.

“Super-Komisioni” Xhafaj vret demokracinë parlamentare! Kjo praktikë nuk gjendet në asnjë eksperiencë parlamentare të vendeve demokratike.

Thelbi është i qartë: Xhafaj i shërben! Rama e shperblen!

Kalbëzimi i PS-së, i qeverisë dhe i parlamentit. Nga të babeziturit per para dhe pushtet abuzues. Pra jo nga socialistët e thjeshtë dhe fisnik , është shumë më i thellë dhe shumë më i rëndë, se ai që shfaqet në sipërfaqe. Xhafaj nxitoi të shiste Nanon 2005 pêr t’i shërbyer Ramës.

Më pas nxitoi t’i shërbente Erionit pët ti zênë vendin Ramës. Por këtë herë nuk e parashikoi saktë: Erioni përfundoi në burg, Xhafaj mori disa koncesione qeveritare shume fitim prurëse dhe brenda 4 ditëve dhe një super komision.

Por e kaluara do ta përndjek këmbë pas këmbe. Një individ që akuzohet publikisht se ka torturuar një vajzë të re për t’i marrë florinjtë, që gjatë kohës së komunizmit, do ta ketë shumë të vështirë t’i shpëtojë gjykimit të Zotit.

Kur dhe si është çështje kohe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE