Mevlan Shaba ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit se është bërë baba për herë të parë.
Ai dhe partnerja e tij kanë mirëpritur në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur “Mei”.
Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është reagimi i ish-të dashurës së tij, Orneldës, ajo ka mbyllur të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale, duke u tërhequr plotësisht nga syri i publikut, shkruan “Kosovarja”.
Arsyeja e këtij vendimi mbetet e panjohur.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe “Big Brother VIP”, Mevlan Shaba, është bërë baba për herë të parë. Lajmin e dha vetë ai në një intervistë në Instagram, ku me një buzëqeshje krenare tregoi se tashmë ka një vajzë, të cilën e ka quajtur Mei. “Po, jam bërë baba. Po ta shohësh, nuk e dallon dot nga unë. Jemi njësoj,” – u përgjigj Mevlani, duke konfirmuar për herë të parë publikisht ardhjen në jetë të vogëlushes.
I pyetur përse nuk ka ndarë ende një foto të saj me publikun, ai shtoi se “të rritet edhe pak, është akoma shumë e vogël.”
Mesa duket Mevlani eshte rikthyer me femren qe e beri baba, duke u ndare perfundimisht me Livian, qe sipas burimeve te aferta kane bashkejetuar deri ne momentet e fundit, kjo solli dhe reagimin e saj
Por pas këtij lajmi që për shumë fansa ishte një surprizë, nuk vonoi dhe reagimi emocional i ish-partneres së tij, Livias, me të cilën ai bashkëjetoi deri në fund – pikërisht deri në momentin kur lindi vajza Mei.
Nga jashtë, gjithçka dukej në rregull mes Livias dhe Mevlanit. Ata jetonin bashkë, dilnin në publik dhe përfliteshin si një çift që po ndërtonte një të ardhme. Por siç duket, pas shpinës së saj, Mevlani kishte nisur një tjetër lidhje, e cila solli në jetë fëmijën e tij të parë – dhe me të, edhe fundin e marrëdhënies me Livian, pa asnjë paralajmërim publik apo privat.
Pas heshtjes që shoqëroi ndarjen e tyre, Livia Brunga reagoi ditët e fundit për herë të parë – menjëherë pas publikimit të lajmit për lindjen e vajzës së Mevlanit. Në një tekst rrëqethës në Instagram, ajo hodhi dritë mbi prapaskenat e një ndarjeje që, sipas saj, nuk ishte e thjeshtë dhe as e ndershme.
“Jam lodhur të ndjej në lëkurë një paragjykim që nuk ka lidhje me mua,” – shkruan ajo, duke sqaruar se është ndjerë e mashtruar, e përdorur dhe e ekspozuar ndaj gjykimeve, ndërkohë që e vërteta ka qenë e heshtur.
Ajo nuk përmend emrin e Mevlanit, por e gjithë struktura e rrëfimit të saj është një akuze direkte ndaj partnerit që, sipas saj, “luajti në mënyrën më të pistë me të dhe me prindërit e saj”, duke mos marrë kurrë përgjegjësi për ndjenjat që shkatërroi.
Në një pjesë të fortë të reagimit, Livia u drejtohet atyre që mendojnë se ajo ka prishur një familje:
“Jo, nuk jam shkatërruesja e asnjë çifti. Çifti ishte i imi. Dhe jo, një shtatzani e ndodhur dy netë nëpër hotele nuk e bën dikë ‘zonjën’ e situatës.”
Këto fjalë u interpretuan gjerësisht si një shigjetim direkt ndaj partneres aktuale të Mevlanit, me të cilën ai ka vendosur të ndërtojë një “familje të re”, ndërkohë që, sipas Livias, kjo familje “praktikisht kurrë nuk ka ekzistuar”, por u krijua si një fasadë për të ruajtur imazhin e tij publik.
Rrëfimi i saj vijon me tone të thella zhgënjimi dhe dhimbjeje:
“Ka jetuar çdo ditë me mua, ka marrë frymë me mua, ka ngrënë bukë nga duart e mia – dhe në fund, më mohoi publikisht për të mos u dukur djali i keq.”
Livia flet për një realitet të fshehur pas kamerave dhe rrjeteve sociale, ku fjalët “dashuri” dhe “suport” u përdorën për të manipuluar e për të fshehur të vërtetën, ndërsa ajo vetë u detyrua të mbante mbi supe peshën e një marrëdhënieje që përfundoi me heshtje dhe tradhti.
Ajo përmbyll rrëfimin me një mesazh të fortë për të gjithë ata që e gjykojnë, por edhe për vetë Mevlanin:
“Ju që gjykoni, nuk më prekni në asnjë mënyrë, sepse unë di të vërtetën… Por ju uroj një ditë që ai që ju betohet për dashuri, t’ju surprizojë me një jetë të dyfishtë.”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE