
Rikthimi i vëmendjes te dyshja dikur shumë e komentuar, MC Kresha dhe Rozana Radi, pas përballjes së tyre të fundit televizive, ka sjellë zhvillime të reja që nuk u kanë shpëtuar syve të publikut.
Gjatë kësaj jave, veprimet e Rozanës në rrjetet sociale kanë nxitur kureshtjen e ndjekësve, duke dëshmuar se raportet e së shkuarës kanë mbetur pikërisht aty, në të shkuarën.
Së fundmi, këngëtarja ka bërë një gjest mjaft mbështetës në llogarinë e saj në TikTok, duke filluar të ndjekë faqen zyrtare të “Meraki”, markës që menaxhohet nga bashkëshortja e reperit, Erzina.
Për të shtuar edhe më shumë dozat e nostalgjisë, krahas këtij veprimi, Rozana ndau me ndjekësit e saj edhe një video nga dueti i tyre i njohur, “Jaba Daba Du”.
Ky detaj i papritur nuk kaloi në heshtje, dhe pikërisht për këtë u pyet vetë Erzina gjatë kësaj fundjave në rubrikën “Koment për Koment” në emisionin “Prive By Liberta Spahiu”.

Me një qasje mjaft elegante dhe plot sportivitet, bashkëshortja e MC Kreshës e komentoi situatën pa asnjë kompleks.
Ajo shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që Rozana po i jep biznesit të saj dhe theksoi me qetësi e pjekuri se të dyja janë gra të pavarura, duke e bërë të qartë se mes tyre nuk ka vend për asnjë lloj keqkuptimi apo inati, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
