SHOWBIZ / E Premte 15 Nëntor 2024, 00:12

Roza Lati dhe Xhonatani bëjnë lidhjen e tyre publike! (VIDEO)

Ashtu sikurse e kemi komentuar dhe më herët, Roza Lati dhe Xhonatan Islami janë duke shijuar një romancë me njëri-tjetrin. Deri ditën e sotme nuk kishte asnjë konfirmim prej tyre, madje ka qenë dhe Roza e cila nëpërmjet një deklarate të bërë në rrjete sociale disa javë më parë u rrëfye se nuk kishte dëshirë të fliste rreth gjërave apo jetës së saj private deri në një ditë kur të ishte momenti i duhur.

Epo mesa duket kjo ditë ka ardhur dhe dyshja e ka bërë lidhjen e tyre publike nëpërmjet kësaj videoje të shpërndarë në rrjete sociale.
Duken kaq të lumtur në krahët e njëri-tjetrit!