
Influencerja e njohur Rizarta Hoxha ka folur hapur për të ardhurat e saj mujore, duke surprizuar jo pak publikun me shifrën që zbuloi gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”.
E pyetur për fitimet që arrin të sigurojë nga aktiviteti i saj, Rizarta u shpreh se të ardhurat mujore i kalojnë 4 mijë eurot, ndërsa theksoi se shifrat vazhdojnë të jenë në rritje.
“Të ardhurat mujore i kam më shumë se 4000 euro. Shifrat janë gjithmonë në progres”, tha ajo.
Përtej aspektit financiar, Rizarta dha edhe një mesazh për vajzat e reja, duke nënvizuar rëndësinë e pavarësisë ekonomike dhe të krijimit të një karriere personale.
“Është shumë e rëndësishme që vajzat e reja të jenë të pavarura për veten dhe për të ndihmuar familjen”, u shpreh influencerja.
Deklarata e saj ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar shifrën e bërë publike, ndërsa të tjerë kanë vlerësuar mesazhin e saj për pavarësinë financiare dhe angazhimin profesional, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
