SHOWBIZ / E Mërkurë 11 Shtator 2024, 21:09

Rina ish shoqe e Sara Hoxhës? Të tjera detaje dalin në pah për të dashurën e Ledri Vulës

Pas gati një vit prej ndarjes së bujshme të Ledri Vulës nga Sara Hoxha, duket se këngëtari e ka lënë pas tashmë të kaluarën duke nisur një romancë të re.

Ai është parë duke shijuar plazhet e jugut të Shqipërisë në shoqërinë e Rina Zaitit. Rina gjithashtu është folur se ka qenë mike e Sarës, e së fundmi, ka qenë Sara që i ka bërë “unfolloë” Rinës në Instagram.

Rina është motra e Ron Zaitit, reperi i cili pati një bashkëpunim shumë të suksesshëm me Dafina Zeqirin dhe më pas disa me Semi Jaupaj, ku dhe u përfolën për një lidhje.

Rina gjithashtu njihet si një vajzë aventuriere që i pëlqejnë udhëtimet, dhe që ka njohje me shumë persona nga bota e showbizit në Shqipëri dhe në Kosovë.