SHOWBIZ / E Martë 13 Janar 2026, 17:05

Rina Balaj zbulon djalin që i ka rrëmbyer zemrën

Këngëtarja e njohur Rina Balaj ka vendosur të hapë paksa “perden” e jetës së saj private, duke zbuluar detaje mjaft interesante për partnerin e ri, të cilin ka zgjedhur ta mbajë larg syrit të publikut.

Gjatë një bisede në emisionin “Vibin'”, Rina konfirmoi se këtë herë ka zgjedhur një djalë që nuk i përket botës së artit.

Një nga detajet që mori vëmendje ishte profesioni i mundshëm i partnerit të saj. Kur u pyet se çfarë do t’i gatuante një bashkëshorti inxhinier, ajo u përgjigj me batutë: “Kush tha që s’e kam inxhinier?”, duke lënë të kuptohet se ai ka një profesion serioz.

Rina tregoi se partneri i saj, të cilin e thërret me pseudonimin “Bërdi”, nuk ka fare llogari në Instagram, gjë që ajo e vlerëson si një “green flag” (shenjë pozitive).

Portreti i partnerit të Rinës:
Nuk i pëlqejnë meshkujt e palestrave. Rina pranoi se partneri i saj ka pak bark dhe nuk është tipi i “mirror selfies”. Ajo vlerëson djemtë misteriozë, punëtorë dhe ambiciozë që kanë një lidhje të fortë me familjen. Për artisten, partneri duhet t’i kushtojë vëmendje 24/7, duke e nisur ditën që me mesazhin e mëngjesit.

Duket se Rina po shijon një kapitull të ri dashurie, duke preferuar qetësinë dhe privatësinë e një njeriu që nuk dëshiron të jetë person publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE