SHOWBIZ / E Mërkurë 25 Mars 2026, 16:04

Rikthim epik në Big Brother VIP! Kristi Lamaj hyn nga muri, banorët nuk i besojn syve ( Video )

Një nga momentet më të forta të spektaklit ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke surprizuar si banorët ashtu edhe publikun.

Gjatë sfidës së vendosur nga Vëllai i Madh – ku banorët nuk duhet të reagonin pavarësisht situatave provokuese – ndodhi e papritura: Kristi Lamaj u rikthye në shtëpi në mënyrën më të pazakontë, duke hyrë nga muri!

Teksa shumica e banorëve përpiqeshin të ruanin qetësinë dhe të mos jepnin asnjë reagim, momenti më epik ishte ai i Malit, i cili nuk arriti të fshehë habinë. Reagimi i tij i papritur “theu” atmosferën e sfidës dhe shkaktoi të qeshura të shumta.

Ky rikthim i Kristit jo vetëm që tronditi shtëpinë, por gjithashtu ndezi menjëherë rrjetin, ku fansat po e konsiderojnë si një nga hyrjet më kreative dhe të papritura të këtij sezoni.

? Video e momentit po bën namin në rrjet, ndërsa pritet të shihet si do ndikojë kjo hyrje në dinamikat mes banorëve në vazhdimdo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE