SHOWBIZ / E Diel 22 Mars 2026, 17:05

Rikthehet fuqishem ne ekran Ermal Mamaqi, ja ku do e shohim

Ermal Mamaqi pritet të rikthehet në ekran pas një mungese të gjatë nga televizioni, duke u bërë një nga opinionistët e reality show-t Ferma VIP, i cili pritet të nisë këto ditë. Ky rikthim shënon edhe rikthimin e tij në televizion pas shkëputjes me Tv Klan dhe largimit nga projektet televizive për disa vite.

Mamaqi prej kohësh ishte fokusuar në bizneset e tij, trajnime motivuese, marketing dhe projekte online, duke qëndruar larg ekranit televiziv. Ai madje në disa dalje publike kishte deklaruar se televizioni ishte një kapitull i mbyllur për të, por duket se rikthimi në një format të madh si Ferma VIP ka ndryshuar planet e tij.

Ermal Mamaqi është një nga figurat më të njohura të televizionit dhe showbizit shqiptar. Ai u bë i njohur fillimisht në spektaklin e humorit Portokalli dhe më pas me emisione, filma dhe produksione të ndryshme televizive dhe kinematografike. Për disa vite ai ishte një nga personazhet më të rëndësishëm të ekranit në Shqipëri, por më pas vendosi të tërhiqej nga televizioni dhe të fokusohej në biznes dhe sipërmarrje.

Gjatë kësaj kohe ai është marrë me marketing, trajnime, evente dhe projekte të ndryshme biznesi, duke qenë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe në fushën e zhvillimit personal.

Reality show Ferma VIP pritet të nisë së shpejti dhe konsiderohet një nga formatet më të ndjekura televizive në Shqipëri. Në këtë spektakël, personazhe të njohur do të jetojnë në kushte ferme, larg luksit dhe komoditetit, duke u përballur me punë fizike, sfida dhe izolim nga bota jashtë.

Opinionistët kanë një rol të rëndësishëm në spektakël, pasi ata komentojnë lojën, sjelljen, debatet dhe strategjitë e banorëve gjatë spektakleve live.

Rikthimi i Ermal Mamaqit në ekran pritet të tërheqë vëmendje të madhe dhe të rrisë interesin për sezonin e ri të Ferma VIP, pasi ai është një nga personazhet më të njohur dhe më mediatikë në Shqipëri.

Mbetet për t’u parë se kush do të jetë opinionisti tjetër dhe cilët do të jenë personazhet VIP që do të bëhen pjesë e këtij reality show në sezonin e ri, i cili pritet të jetë një nga programet më të ndjekura të kësaj periudhe në televizionet shqiptare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE