Big Brother VIP dhe Për’puthen janë kthyer në makineri për të shtuar ndjekësit në rrjetet sociale. Kjo është e provuar dhe mjafton të shohësh profilet e konkurrentëve të Përputhen.
Kur këto dy programe televizive bëhen bashkë, atëherë rezultatet janë fenomenale dhe kjo shikohet me atë që ndodhi me Bora Zemanin.
Bukuroshja vlonjate u takua të shtunën në mbrëmje me Donaldin, ish të dashurin e saj dhe live, para gjithë shqiptarëve, shkëmbyen puthjet e pajtimit.
Për një orë Bora shtoi 15 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa kur nuk janë bërë as 48 orë, ajo ka 46 mijë ndjekës më shumë, një rekord.
Për një orë Bora shtoi 15 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa kur nuk janë bërë as 48 orë, ajo ka 46 mijë ndjekës më shumë, një rekord.