
Përplasja e rëndë mes Rogertit dhe Stenaldos ka shkaktuar reagime të forta jashtë shtëpisë, ku aktorja Monika Lubonja ka kërkuar masa drastike para nisjes së spektaklit.
Lubonja dënoi ashpër gjuhën e përdorur ndaj Stenaldos, duke e cilësuar aktin si “dhunë psikologjike” dhe “poshtërim publik” ndaj një personi me aftësi të kufizuara.
Në reagimin e saj, ajo paralajmëroi se tolerimi i kësaj sjelljeje do të ishte i papranueshëm, duke shkruar: “Nëse edhe sot produksioni e fal Rogerin, atëherë problemi nuk është më Rogerti. Problemi është Big Brother”.
Ajo shtoi gjithashtu se: “Ky Big nuk po edukon. Ky Big po legjitimon dhunën”.
Pavarësisht thirrjeve për përjashtim të menjëhershëm, Vëllai i Madh komunikoi një vendim tjetër gjatë mbrëmjes së djeshme.
arogerti nuk u skualifikua automatikisht, por u dërgua në një dhomë të izoluar, i ndarë nga pjesa tjetër e banorëve.
Vendimi përfundimtar i është besuar publikut, i cili përmes një televotimi të hapur do të përcaktojë nëse banori do të shpëtohet apo do të lërë përfundimisht shtëpinë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
