SHOWBIZ / E Mërkurë 27 Maj 2026, 16:04

Preku gjithë publikun/ Bujaka shpërthen në lot pas leximit të letrës së Kurban Bajramit në shtëpi (VIDEO)

Një moment tepër emocionues është regjistruar së fundmi në shtëpi, ku Bujaka nuk ka mundur t’i mbajë lotët pas leximit të letrës së Kurban Bajramit për banorët.

Me shumë emocion, ai u ka treguar banorëve se për festën e shenjtë do të konsumonin një drekë

të përbashkët, duke sjellë një atmosferë ngrohtësie dhe bashkimi mes tyre.

Pas leximit të letrës, Bujaka është larguar për disa momente i vetëm dhe teksa vazhdonte ta lexonte sërish, emocionet e kanë pushtuar plotësisht.

Ai është parë duke qarë dhe duke mos i mbajtur dot lotët, një moment që ka prekur jo vetëm banorët, por edhe publikun në rrjet.

Videoja po bën xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa shumë ndjekës kanë komentuar se ky ishte një nga momentet më të ndjera dhe më humane të transmetuara deri tani, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE