
Një lajm mjaft i rëndësishëm ka prekur mbarë opinionin publik dhe adhuruesit e muzikës shqiptare.
Arti dhe zëri i paharrueshëm i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit që lamë pas, do të jetojnë përgjithmonë.
Shtëpia e njohur botuese muzikore “Medium Music Publishing” ka marrë vendimin zyrtarisht për të futur artistin në rrethin e të pavdekshmëve, duke nderuar kështu karrierën e tij më shumë se dydekadëshe.
Përmes disa postimeve zyrtare, kompania ka lëshuar një dedikim mjaft prekës për figurën e tij. Ata shkruajnë se Shpati mbetet një nga zërat e muzikës moderne popullore shqiptare, i cili me ndjeshmërinë e tij melodike u kthye në kujtesën emocionale të një gjenerate të tërë.
“Ndonëse ai nuk është më me ne, zëri i tij vazhdon të jetojë përmes këngëve, performancave dhe kujtimeve që la pas,” thuhet në njoftimin e tyre.
Ky vlerësim i madh ka sjellë një reagim të menjëhershëm dhe mjaft emocional nga bashkëshortja e tij, Selvija. Ajo ka rishpërndarë këtë njoftim në profilin e saj në Instagram, duke shprehur publikisht mirënjohjen e saj të thellë për këtë nismë që mbron vlerat e bashkëshortit të saj të ndjerë.
“Faleminderit për ruajtjen e trashëgimisë artistike të Shpatit. Mirënjohëse pa fund”, ka shkruar Selvija në postimin e saj.
Vendimi për të futur Shpat Kasapin në “The Circle of Immortals” (Rrethi i të Pavdekshmëve) ka përlotur edhe ndjekësit e shumtë, duke përfshirë edhe fansa të huaj. Në seksionin e komenteve, një komentuese shkruan e prekur: “Unë as nuk jam shqiptare dhe ky njeri ka pasur aq shumë rëndësi për mua… po qaj me të madhe”.
Të tjerë kanë kujtuar se kujtimi i tij nuk do të zbehet kurrë dhe se zëri i tij i bardhë do të mbetet i pazëvendësueshëm në zemrat e shqiptarëve. Përmes këtij hapi të rëndësishëm, trashëgimia e pasur muzikore që Shpati ndërtoi për më shumë se dy dekada do të jetë e mbrojtur zyrtarisht në nivelet më të larta europiane, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
