Pas përfundimit të prime-it të fundit të Fabiola, ka ndodhur përballja e parë me Arbana pas debatit të fortë që bëri bujë në
rrjet. Kujtojmë se gjatë tensioneve në spektakël, Fabiola përdori një fjalor të rëndë ndaj moderatores, duke e quajtur “kuçkë”,
moment që shkaktoi reagime të shumta nga publiku dhe ndau opinionin në rrjete sociale.
Këtë herë atmosfera ishte krejt ndryshe. Në një prime shumë emocional, Fabiola u shfaq e prekur dhe kërkoi publikisht falje për
mënyrën se si reagoi, duke pranuar se situata i kishte dalë jashtë kontrollit. Ajo u shpreh se emocionet dhe presioni brenda
shtëpisë e kanë rënduar shumë psikologjikisht, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e publikut dhe të Arbanës për atë që ndodhi.
Nga ana tjetër, publiku mbetet i ndarë: një pjesë mendojnë se Fabiola meriton një shans të dytë, ndërsa të tjerë kërkojnë eliminimin e saj pas sjelljes së fundit. Tashmë gjithçka mbetet në dorën e votave dhe pritet të shihet nëse banorja do të largohet sonte nga shtëpia apo do të vazhdojë rrugëtimin e saj në lojë. Videoja e momentit po qarkullon me shpejtësi në rrjet dhe ka ndezur sërish debatet mes fansave të spektaklit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
