
Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të shumta dhe ka vënë në qendër të vëmendjes ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Joz Marku.
Bëhet fjalë për një fragment nga emisioni kosovar “Kosova Show”, i drejtuar nga moderatori Shpetim Desku. Në pamjet e publikuara nga vetë moderatori, Jozi shfaqet i tensionuar gjatë një bisede në studio.
Në videon e shkurtër, ai ngrihet në këmbë dhe afrohet drejt moderatorit, madje në një moment duket se e kap edhe nga kollarja, ndërsa dëgjohet duke i thënë:
“Je duke më acaruar shumë. Jam në shtëpinë tënde…”
Megjithatë, fragmenti i publikuar është shumë i shkurtër dhe nuk jep një pasqyrë të plotë të asaj që ka ndodhur në të vërtetë mes tyre.
Për këtë arsye, në rrjet kanë nisur menjëherë aludimet nëse bëhet fjalë për një debat real apo për një situatë të inskenuar në kuadër të emisionit.
Deri më tani nuk ka asnjë sqarim zyrtar nga protagonistët lidhur me momentin, ndërsa emisioni i plotë pritet të transmetohet të enjten, ku pritet të zbulohet edhe e vërteta e asaj që ndodhi në studio.
Ndërkohë, videoja po qarkullon me shpejtësi në TikTok, Instagram dhe Facebook, duke nxitur komente të shumta nga ndjekësit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
