SHOWBIZ / E Martë 26 Maj 2026, 14:02

Plas ‘bomba’ e radhës! Malbora me foto që ‘fundos’ Indrin?

Mbrëmja e djeshme e spektaklit në “Ferma VIP” po ndiqet nga një tjetër situatë prapaskenash jashtë shtëpisë.

Pas letrës ku Indri ndërpreu marrëdhënien me Vanesën live gjatë emisionit, ka ardhur një reagim mjaft i koduar nga ish-konkurrentja Malbora Gurra, e cila ka lënë të kuptohet se disponon materiale për të.

Gjithçka ka nisur nga një postim i opinionistit Meridian Ramçaj në rrjetet sociale, i cili ka pyetur hapur Malborën nëse ka në dorë fakte të paekspozuara më parë.

Malbora Gurra, a ke ndonjë të vërtetë për Indrin apo ndonjë foto/video që s’e dimë ne? Se më duket sikur ke materiale rezervë për finale”, ka shkruar Meridiani.

Përgjigjja e Malborës ka qenë e menjëhershme, duke ripostuar shkrimin dhe duke shtuar vetëm fjalët: “…Arkiv për finale!!”.

Ky paralajmërim vjen në një moment mjaft delikat për Indrin, i cili po përballët me kritika të shumta në rrjet për mënyrën se si zgjodhi t’i jepte fund lidhjes së tij.

Deklarata e ish-banores për ekzistencën e fotove apo videove që po ruhen për natën e finales ka nxitur diskutime të shumta mes ndjekësve, të cilët presin të shohin se çfarë do të zbulohet rreth lojës apo jetës private të konkurrentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE