SHOWBIZ / E Premte 9 Shtator 2022, 11:11

Për herë të parë, Fjodora Fjora publikon foton e kapur dorë për dore me partnerin

Fjodora Fjora është ndër moderatoret më të pëlqyera në ekranet televizive shqiptare.

E pranishme me shumë formate, ajo njihet edhe si ndër personat më të kuruar të showbizzit. Sa i përket jetës private moderatorja gjithmonë është treguar e rezervuar, duke mos dhënë detaje.

Por së fundmi Fjodora duket se i “ka thyer” paksa rregullat. Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku shihet e kapur dorë për dore me partnerin e saj, por nuk ka preferuar që të zbulojë më shumë për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën.

Më tepër detaje tashmë pritet të japë vetë Fjodora në lidhje me djalin “misterioz”