SHOWBIZ / E Premte 6 Shkurt 2026, 15:03

Për hatër të Mirit, familja e Selinës miraton romancën e saj me Gimbo?

Duket se era e ndryshimeve ka fryrë jo vetëm brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, por edhe jashtë saj, te familjarët që menaxhojnë llogaritë e banorëve.

Selin Bollati, e cila prej javësh ishte në qendër të kritikave të ashpra — përfshirë edhe ato publike nga babai i saj — për afrimitetin me Mirin, duket se ka bërë një kthesë në lojën dhe preferencat e saj. Kohët e fundit, bukuroshja bjonde është parë gjithnjë e më afër Dj Gimbos.

Por, ndryshe nga situata me Mirin ku familja ishte qartazi kundër, duket se afrimiteti me Gimbon ka marrë “bekimin” e njerëzve të saj të afërt. Një vëzhgim në rrjetet sociale tregon një detaj domethënës: llogaritë zyrtare të Selin dhe Dj Gimbos tani ndiqen me njëri-tjetrin.

Meqenëse profilet menaxhohen nga familjarët ndërkohë që banorët janë të izoluar, ky veprim interpretohet si një sinjal i qartë mbështetjeje nga të dyja kampet, duke i dhënë dritën jeshile këtij raporti të ri që po lind në shtëpi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE