SHOWBIZ / E Mërkurë 18 Shkurt 2026, 16:04

Për Brîkenèn është dîtë zîe/ Bánorja e BBVA 5 trègon pse nuk fèstoî në dîtën e Pávárësîsë së Kosòvës

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, një moment tejet emocionues është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku banorja Brikena ka ndarë një rrëfim prekës për historinë e saj familjare.

Ndryshe nga banorët e tjerë, të cilët festuan duke kënduar këngë patriotike për Kosovën, Brikena zgjodhi të qëndronte e ulur dhe u përlot gjatë momentit festiv. Më pas, në “Dhomën e Rrëfimit”, ajo shpjegoi arsyen e reagimit të saj emocional.

Banorja tregoi se lufta e Kosovës i ka lënë plagë të thella personale, pasi ka humbur disa familjarë gjatë asaj periudhe të vështirë. “Kam humbur disa familjarë në luftën e Kosovës. Sa herë i dëgjoj këto këngë, prekem shumë”, u shpreh ajo mes lotësh, duke kujtuar dhimbjen që familja e saj ka përjetuar.

Pavarësisht trishtimit, Brikena theksoi se ndjen krenari dhe lumturi për rrugëtimin e Kosovës ndër vite.

“Jemi të lumtur sot, duke e ditur se si kanë qenë rrethanat”, shtoi ajo, duke nënvizuar sakrificat e bëra për liri.

Rrëfimi i saj ka prekur jo vetëm banorët brenda shtëpisë, por edhe publikun, duke rikujtuar plagët e luftës dhe rëndësinë e kësaj dite për shumë shqiptarë kudo që ndodhen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE