SHOWBIZ / E Enjte 4 Qershor 2026, 21:09

Pasi tha “na keni çarë k** me gjithë protestë”, Noizy reagon sërish: “Unë nuk bëj protestë se nuk po kuptoj...

Reperi i njohur Noizy ka reaguar sërish në lidhje me protestat që kanë dominuar debatet publike ditët e fundit. Pas deklaratës së tij të mëparshme, e cila shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, artisti ka publikuar një tjetër mesazh në Instagram Story.

Në postimin e fundit, Noizy shprehet se prej ditësh ka marrë mesazhe të shumta, disa prej tyre edhe fyese, lidhur me qëndrimin e tij për protestat. Ai thekson se kushdo që mendon se protesta është rruga e duhur, duhet të dalë dhe të protestojë, por shton se personalisht nuk i është bashkuar tubimeve.

Dil protesto nëse mendon se është rruga e drejtë. Protesta është bërë super e famshme, kush do me dal le dali. Ky është mesazhi im i fundit. Unë për vete nuk bëj protestë se nuk po kuptoj për çfarë po protestohet. Kush do ndryshim protesto, është shumë e thjeshtë”, shkruan reperi.

Reagimi i tij ka ndezur menjëherë debat në rrjetet sociale, ku një pjesë e ndjekësve e kanë mbështetur për sinqeritetin e treguar, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për qëndrimin e mbajtur ndaj protestave.

Postimi vjen vetëm pak kohë pasi deklarata e tij e mëparshme u bë virale dhe u komentua gjerësisht nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Me reagimin e fundit, Noizy duket se ka vendosur të sqarojë pozicionin e tij, duke theksuar se nuk është kundër protestës si formë reagimi qytetar, por se nuk e ka të qartë kauzën për të cilën po protestohet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE