
Surpriza magjike që Flori Mumajesi i bëri Soni Malajt brenda “Ferma VIP” po vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes dhe të komentohet gjerësisht në rrjet.
Teksa në sfond nisi të dëgjohej dueti i tyre historik “Fluturimi 3470”, qielli mbi fermë u ndriçua nga një spektakël dronësh që mbanin mesazhe të dedikuara për këngëtaren, ku spikati fraza: “Jo 1 dron, por 300 dronë për ty”.
Ky gjest i veçantë erdhi si përgjigje pasi disa kohë më parë, Moza i bëri një thirrje publike Florit që t’i dërgonte një shenjë ish-partneres së tij, pikërisht në kohën kur Soni po u rrëfente fermerëve të tjerë historinë e tyre të bukur të dashurisë.
Momenti i dhurimit të surprizës e përloti dhe e emocionoi pa masë Sonin, e cila nuk i fshehu dot ndjenjat para banorëve.
Mirëpo, ajo që ka rindezur akoma më shumë thashethemet dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi raportin e tyre aktual, ka qenë një deklaratë e fortë e Sonit gjatë një bisede të mëvonshme me Zhakun dhe Klevisën.
Teksa vajzat e pyetën me kuriozitet se sa kohë kishte zgjatur lidhja e tyre e dashurisë, Soni u përgjigj me një fjali që la pa fjalë ndjekësit:
“Nuk e di a jemi ndarë ndonjëherë”.
Ky pohim i papritur u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke u shoqëruar me interpretime të shumta.
Megjithatë, mbetet ende mister nëse këngëtarja la të kuptohet se mes tyre ka ende ndjenja të pazbehuara, apo nëse i referohej thjesht lidhjes së fortë e të veçantë shpirtërore që dyshja ka arritur të ruajë me mjaft respekt përgjatë gjithë këtyre viteve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
