SHOWBIZ / E Mërkurë 24 Qershor 2026, 14:02

Pas ribashkimit me Mateon, vjen reagimi i Brikena Selmanit

Ata që menduan se ndarja mes Brikenës dhe Mateos ishte përfundimtare, me siguri janë befasuar nga zhvillimet më të fundit.

Ndonëse rrugët e tyre u ndanë pak kohë më parë dhe fillimi i sezonit të ri të “Top Arena” i gjeti ata mjaft të ftohtë e në skaje të ndryshme të panelit, skena e përbashkët ka shërbyer si vendi i pajtimit të tyre.

Gjithçka ka ndryshuar kur në studio kanë mbërritur dy këngëtarë të njohur shqiptarë për të performuar një këngë mjaft të veçantë për ish-çiftin.

Bëhet fjalë pikërisht për të njëjtën këngë që u interpretua si surprizë romantike gjatë kohës që ata ishin pjesë e “Big Brother VIP”.

Nën tingujt e kësaj kënge, Mateo ka hedhur hapin e parë duke shkuar drejt Brikenës për ta ftuar në një vallëzim.

Ky moment është shoqëruar me një përqafim të ngrohtë mes të dyve, duke shënuar zyrtarisht pajtimin e tyre dhe duke lënë pas çdo keqkuptim apo distancë të ditëve të fundit.

Pas këtij ribashkimi nuk ka munguar dhe deklarata e Brikenës. Ajo shfaqet tejet e lumtur, me një buzëqeshje të gjerë teksa shprehet: “Jam shumë e lumtur! Shihet kjo gjë. Me personin e duhur nuk mjafton një jetë për ta kaluar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE