SHOWBIZ / E Enjte 31 Gusht 2023, 16:04

Pas lidhjes me Karimin, Loredana merr vendimin e papritur

Loredana po shijon historinë e dashurisë me partnerin e saj, futbollistin Karim Adeyemi. Çifti e ka bërë publike lidhjen dhe nuk mungojnë fotot në rrjete sociale. Megjithatë duket se Loredana ka vendosur të jetë më private për jetën e saj.

Këngëtarja ka hapur një llogari të re në Instagram ku ndiqet vetëm nga personat e saj më të afërt. Në llogarinë e re deri tani ajo ka 27 ndjekës dhe ndjek 30 persona. Mes personazheve publike që e ndjekin në këtë adresë janë i dashuri Karim Adeyemi, Blerim Destani, Morena Taraku, Yll Limani dhe llogaria e të bijës Hanës, që menaxhohet nga ajo vetë.

Siç duket llogarinë e saj me mbi 3 milion ndjekës, Loredana do e përdorë më shumë për arsye profesionale ndërsa në llogarinë e re miqtë e saj do të mund të shohin copëza nga jeta private e këngëtares.