SHOWBIZ / E Hënë 10 Qershor 2024, 22:10

Pas hitit me Ghetto-n, Luizi gati këngën e radhës krah kësaj artisteje (VIDEO)

“Ding Ding” bashkëpunim me Ghetto Geasyn, është projekti i fundit muzikor që Luiz Ejlli ka lancuar.

Mirëpo siç duket fituesi i “BBV2” ka plane për këtë verë…

Pasditen e sotme, ai ka ndarë një postim me ndjekësit e tij në llogarinë personale të Instagram-it, teksa ka lajmëruar se së shpejti do të lancojë projektin e tij muzikor më të ri.

Kësaj radhe, ai vjen për herë të parë krah këngëtares së mirënjohur Melinda Ademit.

“Unë jam shqiptare”-dëgjohet të thojë Melinda, sakaq krah videos shkruhet “Së shpejti”, pa zbuluar më tepër detaje nga publikimi i tij