
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Artani ishte banori i radhës që përfundoi rrugëtimin e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Pas daljes nga shtëpia dhe mbërritjes në studio, diskutimi i tij mori një drejtim tjetër nga ai i zakonshmi.
Në momentin kur opinionisti Arbër Hajdari i drejtoi pyetjen standarde se cili mendon se do të jetë fituesi i këtij edicioni, ish-banori zgjodhi të mos japë një emër.
Ai u përgjigj me një kundërpyetje drejtuar produksionit, duke ngritur pretendime se bileta e tij e fatit ishte zëvendësuar pa dijeninë e tij.
Artani u shpreh ekzaktësisht:
“Jo unë du të të bëj një pyetje: kush ma solli atë të Lori Caffe, kush ma ndërroi aty brenda, biletën e fatit. Sepse më keni nxjerrë gënjeshtar në gjithë Shqipërinë. Tashi a mundeni të ma tregoni, kush ma ndërroi atë aty sepse ishte e grisur, e futa në xhep mas tre ditësh e pashë kjo është lojë. E grisa, por nuk ishte e grisur kur e treguat ju në ekran.”
Përmes kësaj deklarate, ai nënkuptoi se biletën e tij origjinale e kishte dëmtuar me vetëdije gjatë ditëve të para të qëndrimit në shtëpi, ndërkohë që bileta e hapur në ekran gjatë spektaklit rezultoi e paprekur.
Kjo situatë e papritur krijoi habi në studio, duke përfshirë edhe moderatorin Ledion Liço, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
