SHOWBIZ / E Martë 17 Shkurt 2026, 11:11

Pas deklaratës zyrtare të Top Channel, reagon Laert Vasili për puthjen e konkurrentes së "Përputhen"

Pas vendimit të prerë të Top Channel për largimin e tij nga programi, Laert Vasili ka bërë reagimin e parë publik lidhur me incidentin e ndodhur në studion e “Për’puthen”.

Aktori dhe ish-opinionisti ka zgjedhur rrugën e pranimit të fajit, duke iu drejtuar ndjekësve me një mesazh reflektues ku thekson se është i vetëdijshëm për pasojat e veprimit të tij.

Në deklaratën e tij, Laerti shprehet: “Nuk ka njerëz të përkryer, të gjithë bëjmë gabime dhe mirë është që njerëzit kur gabojnë të ndëshkohen për këto gjëra.”

Pjesa më e rëndësishme e reagimit i dedikohet konkurrentes së prekur nga ky incident, Esmes. Vasili ka kërkuar falje hapur për situatën e krijuar: “Nëse në ndonjë moment kam cënuar personalitetin e saj i kërkoj ndjesë.”

Gjithashtu, ai ka përfshirë në ndjesën e tij edhe produksionin dhe stafin e emisionit, duke e mbyllur kështu kapitullin e tij në këtë format me një kërkesë për falje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE