SHOWBIZ / E Mërkurë 1 Janar 2025, 14:02

Pak ditë më parë i propozoi për fejesë, Kida na prezanton të fejuarin

Këngëtarja Kida pak ditë më parë surprizoi fansat me një postim në rrjetet sociale, ku zbuloi se kishte marrë një propozim për martesë.

Pak e dinin që këngëtarja është në një lidhje, pasi ajo gjithmonë ka preferuar që jetën private ta mbajë larg syrit të medias.

E teksa leme pas 2924-ën, këngëtarja ka vendosur që në fillim të këtij viti të na prezantojë me partnerin e saj. Ajo ka postuar disa foto me të fejuarin, teksa e ka etiketuar në postim duke mësuar kështu se emri i tij është Ajbi.

“E mbyll vitin si vajza më e lumtur. 2025 do të sjellë shumë surpriza në albumin tim të ri. Ju dua të gjithëve, gjithnjë juaja, Kida”.- shkruan ajo në një postim në Instagram

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KIDA (@kida)