SHOWBIZ / E Martë 13 Korrik 2021, 18:06

Olsi Bylyku jep lajmin e bukur/ Do bëhet me fëmijë… Po a është dakord mami!?

Olsi dhe Egli po mendojnë të bëhen prindër. Lajmin e ëmbël, Olsi e tregoi përmes postimeve në Instagram nga pushimet që po kalon së bashku me familjen e kolegut, Visjan Ukcenajt.

Olsi postoi një video ku Visjani shfaqej me të birin dhe shkroi se u frymëzua për të bërë një beb. “Ore po më vini në sedër me e bo dhe unë një. Por duhet me e diskutu si investim me Eglin”, shkruan ai.

“Kur të duash”, ia ktheu Egli duke lënë të kuptohet se së shpejti do dëgjojmë lajme të bukura.