
“Kush nuk ka fat në dashuri, ka në bixhoz!” Kjo është dhe shprehja me të cilën shumë prej nesh “ngushëllojnë” veten kur i dështojnë “punët e zemrës” ose me lojërat e fatit.
E fatlumja në bixhoz së fundmi ka qenë Sara Hoxha, ish partnerja e këngëtarit Ledri Vula. Të gjithë tanimë jeni në dijeni të marrëdhënies së Sarës dhe Ledrit e cila fatkeqësisht nuk zgjati shumë.
Lidhja e ish-çiftit ka përfunduar dhe nga dashuria e tyre patën një vajzë, Poem Blunë. Pas ndarjes, Sarën e kemi parë nën shoqërinë e miqve të saj e sigurisht të vogëlushes Poem duke shijuar pushimet.
E teksa “punët e zemrës” nuk i ka në vijë, Sara së fundmi ka provuar fatin në bixhoz. Ajo ka arritur që të fitojë plot 800 euro në një nga kazinotë e Tiranës.
