SHOWBIZ / E Diel 24 Janar 2021, 19:07

Nuk pritej/ Ermal Mamaqi i bën ofertën surprizë Luana Vjollcës ‘live’ në emision, ja si reagon moderatorja

Producenti Ermal Mamaqi gjatë sfidës “Ndaje ose Haje” zbuloi dhe konfirmoi për shikuesit e “Shiko Kush LUAN” se do të ketë një film të tretë dhe ka një emër të protagonistes që do të luajë në filmin e tij të ardhshëm.


“Personazhi i ri që pritet që të shpërthejë në kinematografi është Luana Vjollca!”, u shpreh Ermali teksa iu drejtua autores së “Shiko Kush LUAN” kështu:”Ti ndoshta nuk e di, por ti do të jesh në filmin tim të ardhshëm.”

Luana: E ke seriozisht? Unë s’di gjë për këtë.


Ermali: Është vendosur!

Luana: Pra, ti sapo më bëre një ofertë “live” mua sonte?


Ermali: Unë e hodha njëherë grepin!