LAJME / E Enjte 24 Shtator 2026, 10:10

‘BOMBA’ E RADHËS KUNDËR RAMËS VJEN NGA AUSTRIA, PRODUCENTI I NJOHUR PARALAJMËRON DËSHMI TRONDITËSE

Bomba e radhës mbi skandalet e qeverisë së Edi Ramës pritet të mbërrijë nga Austria, aty ku regjisori dhe producenti i dokumentarëve, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, Frederik Füssel, po punon për një dokumentar të ri investigativ, bazuar në dëshminë e një dëshmitari nga Shqipëria, identiteti i të cilit mbahet sekret.

Ndryshe nga publikimi i skandaleve të tjera të bazuara kryesisht në përgjime, dokumentari pritet të zbulojë jo vetëm skemat korruptive, por edhe se ku kanë shkuar paratë e aferave, deri llogaritë bankare të politikanëve të përfshirë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga gazetarja Lindita Çela duket gazetari austriak që mban në dorë një USB, për të cilën dëshmitari, identiteti i të cilit mbahet i fshehtë thotë se aty janë të ruajtura pagesat që janë bërë për njerëzit që ai akuzon.

Spekulimet janë se bëhet fjalë për projekte të njohura në Shqipëri dhe që kanë prodhuar afera të mëdha korrupsioni.

Dëshmia paralajmëron implikimin e zyrtarëve të lartë të mazhorancës në raste korrupsioni, të lidhura me përfitimin e fondeve publike për një sërë projektesh në Shqipëri.

Më poshtë video e shoqëruar nga mesazhi i gazetares Lindita Çela e cila shkruan se:

‘Materiali që publikohet tani është vetëm një fragment i shkurtër i një investigimi më të gjerë, i cili do të sjellë në vijim detaje dhe prova që hedhin dritë mbi përfshirjen e gjithkujt, ndërsa hetimi dhe procesi i verifikimit vazhdon’.