
Monika Kryemadhi ka ironizuar zhvillimet e fundit që lidhen me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasin.
Teksa ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut, Kryemadhi është ndalur për pak çaste për të folur me gazetarët, duke komentuar në mënyrë ironike rastin.
“E pe si i fik radarët?
Dashuria qenka e madhe.
Si nuk na i fiku njeri radarët, neve na i ngelën ndezur”, u shpreh Kryemadhi para gazetarëve.
