SHOWBIZ / E Mërkurë 25 Shkurt 2026, 18:06

Nuk do na e merrte kurrë mendja/ Zbulohet një tjetër banore e Ferma VIP!

S

ezoni i tretë i “Ferma VIP” po afron dhe detajet e para kanë nisur të zbulojnë një kast vërtet interesant dhe premtues.

Nën drejtimin e Arbana Osmanit, e cila rikthehet fuqishëm në ekran për të moderuar këtë format shumë të dashur, aventura e re pritet të ndezë motorët në fund të muajit mars.

Por kush do t’i bashkohet sfidave të fshatit këtë herë? Sipas një zbulimi ekskluziv nga “Revista Bordo”, një emër mjaft i veçantë dhe i papritur do të lërë komoditetin e përditshmërisë për t’u bërë pjesë e garës.

Bëhet fjalë për shkrimtaren e njohur shqiptare, Mimoza Ahmeti.

Përfshirja e një figure të letërsisë pritet të sjellë një dimension krejt tjetër, më ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim në reality show-t shqiptare.

Mimoza nuk do të jetë e vetme në këtë sfidë. Më herët janë zbuluar edhe dy emra të tjerë të njohur të ekranit që kanë thënë “Po” për këtë eksperiencë unike: aktori i dashur i humorit Romir Zalla dhe Akil Varfi.

Me këtë treshe të parë të konfirmuar dhe me rikthimin e shumëpritur të Arbanës në moderim, duket se “Ferma VIP 3” po përgatitet për një sezon plot dinamika, debate dhe situata që do të kthehen padyshim në kryefjalën e mediave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE