SHOWBIZ / E Enjte 19 Shkurt 2026, 06:06

“Një vend në tavolinë është bosh”, Selvije rrënqeth me dedikimin: Mos e harroni Shpatin në lutjet tuaja

Partnerja e artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, Selvija ka emocionuar me një postim të bërë në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, duke shkruar se pas ikjes së tij një vend në tavolinë është bosh.

Përmes një Instatsory ku ajo postoi një foto të saj me Shpatin, Selvija u bëri thirrje besimtartëve që të mos e harrojnë artistin në lutjet e tyre.

“Ramazani po vjen, një vend në tavolinën tonë do të jetë bosh, ashtu siç është jeta jonë pa Shpatin. Në lutjet tuaja këtë muaj, ju lutem mos e harroni edhe Shpatin. Një lutje për shpirtin e tij, Allahu e mëshiroftë. E juve Inshallah Allahu ua lehtësohftë e pranoftë këtë muaj të bekuar!” shkroi Selvija në postimin e  bërë.

Kujtojmë se artisti Shpat Kasapi u nda nga jeta më 26 nëntor të 2025 si pasojë e një arresti kardiak, duke lënë kështu një plagë të madhe te familjarët e tij dhe njerëzit që e kanë përkrahur ndër vite në karrierën e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE