SHOWBIZ / E Enjte 12 Mars 2026, 21:09

Një prej përplasjeve më të ashpra dhe më personale të BBVA 5 sapo ndodhi! (Video)

Shtëpia e “Big Brother VIP 5” është tronditur ditën e sotme nga një prej përplasjeve më të ashpra dhe më personale të këtij edicioni

Një debat mes Stenaldos dhe Rogertit, i cili nisi rreth dinamikave të lojës dhe akuzave të vjetra, doli plotësisht jashtë kontrollit duke u kthyer në një arenë ofendimesh ku nuk u kursyen as nënat, as bashkëshortet dhe as fëmijët.

Gjithçka e pati zanafillën te debati i vazhdueshëm për Selinën dhe udhëtimet e saj. Stenaldo e vendosi Rogertin me shpatulla pas murit, duke e provokuar që të thoshte hapur dhe pa nënkuptime se çfarë mendon ai se bëjnë vajzat kur shkojnë në Dubai.

“Fjalën pse nuk e thua troç, o i pafytyrë? Ça bëjnë këto vajzat që shkojnë në Dubai?” – e sfidoi vazhdimisht Stenaldo.

Nga ana e tij, Rogerti refuzoi të përdorte një epitet specifik, duke u justifikuar se e ka thënë mendimin e tij në “Prime” dhe se vetë publiku jashtë ka brohoritur: “Jala Selin, ja Dubai”.

Por pika e vlimit u arrit kur Rogerti u përpoq të justifikonte një “analogji” që kishte bërë më parë, ku kishte përfshirë nënën e Stenaldos, si një formë hakmarrjeje sepse sipas tij, atij i kishin sharë gruan.

Kjo ndërhyrje e ka tërbuar keqazi Stenaldon, i cili nuk është përmbajtur në ofendime: “Kujt i vjen këtu palaço, o bastard… Të të vijë turp, rrite fëmijën tënd siç më ka rritur nëna ime mua.”

Situata ka shkuar në një ekstrem tjetër kur në mes u përfshi fëmija i Rogertit. Pasi ky i fundit iu kthye duke i thënë “Ma përmend djalin”, Stenaldo ka lëshuar deklaratën e rëndë:

VIDEO

“E ke përmendur vetë djalin, e ke futur në dhé këtu brenda me fjalët që ke thënë, mu hiq sysh!”

Ky sherr i ka lënë të habitur banorët e tjerë dhe ka tensionuar jashtë mase klimën në shtëpi, duke ngritur pikëpyetje të forta se deri ku mund të shkojë loja kur preket familja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE