SHOWBIZ / E Diel 16 Qershor 2024, 21:09

Nga Noizy tek Arbana Osmani, kush ishin VIP-at që mbështetën Kombëtaren në Dortmund

Mbrëmjen e djeshme Kombëtarja shqiptare luajti përballë asaj të Italisë, ndeshje e vlefshme për Kampionatin Europian.

Ndeshja përfundoi 2 me 1 për Italinë, por të shumtë ishin personazhet VIP që udhëtuan drejt Gjermanisë për të mbështetur Kombëtaren kuqezi, të cilët e panë ndeshjen direkt nga stadiumi në Dortmund.

Ndër ta ishin reperi shqiptar, Rigels Rajku i njohur si Noizy, Ermal Mamaqi, Blendi Fevziu, Amarda Toska, Juliana Nura, Elona Duro, Eduard Grishaj, Arbana Osmani, Olsi Bylyku e shumë të tjerë./Panorama