SHOWBIZ / E Diel 22 Gusht 2021, 19:07

Në përvjetorin e saj të lindjes Dua Lipa merr urimin më të bukur nga i ati

Dua Lipa feston ditëlindjen. Këngëtarja shqiptare që po korr sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar mbush 26 vjeç dhe urimet nga miqtë, të afërm dhe fansat kanë qenë të shumta.

Prindërit e saj e kanë uruar në mënyrën më të bukur, të cilët kanë ndarë disa foto të papublikuara më parë. “Ndihem sikur kam mbyllur sytë dhe koha ka ikur. Duket sikur dje ke mësuar të ecësh, dhe tani po vrapon drejt gjithçkaje që mund të ofrojë jeta.

Gëzuar ditëlindjen, të uroj gjithë lumturinë e kësaj bote. Të dua! Te dua pa fund !!“, ka shkruar Anesa Lipa. Ndërkohë i ati i saj ka shkruar: “Shoqja ime më e mirë që në fillim. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Të dua”. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa)