
Londrimi, fituesi i edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë edhe pas përfundimit të spektaklit.
Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin e njohur të Meriton Mjekiqit, ku ka zbuluar një prapaskenë mjaft komike nga rrugëtimi i tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Gjatë bisedës në studio, Meritoni e ka pyetur drejtpërdrejt për moshën e tij të vërtetë. Me plot humor, Londrimi ka rrëfyer se për një kohë shumë të gjatë brenda shtëpisë, ai kishte vendosur të luante një “rreng” të vogël me ish-banorët e tjerë.
Sa herë që e pyesnin për moshën, ai u përgjigjej me bindje të plotë se ishte 29 vjeç, dhe të gjithë e kishin besuar këtë version deri vonë në lojë. Por, e vërteta është krejt ndryshe! Vetë Londrimi ka pranuar publikisht se në fakt është vetëm 25 vjeç.
Ky detaj ka shkaktuar të qeshura në studio, duke treguar edhe një herë natyrën e tij sportive dhe mënyrën se si ka zgjedhur të bëjë shaka me banorët gjatë bashkëjetesës së tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
