SHOWBIZ / E Enjte 9 Prill 2026, 10:10

Ndodh në Ferma VIP/ Ola rrëzon dronin e ardhur për Soni Malajn (Video)

Një ngjarje sa e papritur aq edhe e paprecedentë ka ndodhur së fundmi në “Ferma VIP 3”, duke shënuar ndoshta incidentin e parë të këtij lloji në historinë e formateve reality show në Shqipëri.

Një dron i dërguar nga jashtë kishte mbërritur mbi ambientet e fermës si një surprizë mbështetëse e dedikuar për këngëtaren Soni Malaj.

Por situata ka marrë një kthesë krejtësisht të papritur sapo mjeti ka fluturuar mbi oborr.

Ndonëse nuk dihet ende arsyeja konkrete dhe çfarë e shtyu drejt këtij veprimi, Adi ka ndihmuar Olën, e cila ka arritur të kapë banderolën e lidhur në mjetin fluturues.

Duke e tërhequr atë me forcë, ajo ka tërhequr bashkë me të edhe vetë dronin, duke shkaktuar rrëzimin dhe prishjen e tij në tokë.

Ky gjest ka shkaktuar menjëherë habi dhe ka ndezur diskutime të shumta. Një ndërhyrje e tillë fizike për të penguar surprizën e një banori tjetër është një dinamikë e paparë më herët.

Tashmë mbetet vetëm për t’u parë se si do të menaxhohet e gjithë kjo situatë në vazhdim, si do të reagojë Soni për këtë veprim ndaj mbështetësve të saj, dhe nëse do të ketë ndonjë masë nga ana e produksionit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE