SHOWBIZ / E Martë 6 Korrik 2021, 18:06

Moderatorja Eni Vaѕili bëhet nënë рër herë të рarë, ѕjell në jetë dy vajza binjake

Lajm i bukur për familjen e gazetares. Moderatorja e njohur Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë, ku në spitalin “Hygeia” ka sjellë në jetë dy vajzat e saj binjake.

Lajmin e bëjnë me dije burime pranë gazetares së njohur.

Mësohet se bebushet e zonjës Vasili janë në gjendje të mirë shëndetësore, por ende nuk dihet se çfarë emrash ka zgjedhur për të voglat e saj.


Vasili vendosi të ndërpresë për këtë sezon emisionin “Open” pak javë më parë, pasi ishte përcaktuar se së shpejti ajo do të lindte.

Familja e gazetares Vasili dhe inxhinierit Armandi, i cili i “rrëmbeu” zemrën dhe la Londrën për të, tashmë është shtuar me dy vogëlushe binjake, të cilave iu urojmë jetë të gjatë.