SHOWBIZ / E Diel 4 Prill 2021, 15:03

Moderatorja Elita Rudi publikon foton e ëmbël dhe bën urimin e bukur: Bota ime bën 1 muaj

Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë në 3 mars. Sot ka kaluar fiks një muaj nga ardhja në jetë e vogëlushes së tyre, Bota Gjikolli.


Për të festuar këtë moment të shënuar dhe për të ruajtur kujtimin më të bukur nga 1 mujori i lindjes, mami Elita ka realizuar një video shumë të veçantë me të voglën.

“Bota ime 1 muaj”, ka shkruar moderatorja përkrah videos së ëmbël.