SHOWBIZ / E Diel 28 Mars 2021, 11:11

Moderatorja e njohur e Top Channel mbyll mes lotësh emisionin, jep lajmin e mirë që donim të dëgjonim

Moderatores së njohur Fjoralba Ponarit ju besua këtë sezon një format tërësisht i ri në “Top Channel”. “Më thuaj një dëshirë” u përqafua menjehërë nga publiku për shkak të çiltërsisë së fëmijëve, që sollën në ekran në mënyrën më të bukur gjithë historitë e tyre.

Po ashtu Fjoralba na dëshmoi se mund të përshtatet fare mirë me çdo detyrë që i jepet dhe se nuk duhen filtrat në ekran nëse di të përcjellësh emocion të pastër tek publiku.

Sot programit “Më thuaj një dëshirë” i erdhi fundi dhe Fjoralba e përmbylli në formën më të veçantë me gjithë fëmijët që ju bashkuan me dëshirat e tyre frymëzuese.

Teksa falenderoi të gjithë stafin, publikun dhe të vegjëlit për mbështetjen që i dhanë emisionit, Fjoralba shpërtheu në lot dhe nuk mundi të mbyllte programin. Megjithatë moderatorja dha një lajm të mirë për gjithë ndjekësit e emisionit. “Më thuaj një dëshirë” do të rikthehet shumë shpejt në ekran me sezonin e tij të dytë, për të udhëtuar në gjithë qytetet e tjera shqiptare e për t’u njohur me të tjera dëshira fëmijësh.