
Moderatorja Xhemi Shehu dhe aktori Salsano Rrapi kanë bashkë një miqësi të ngushtë prej disa vitesh. Ka qenë skena e ‘Portokallisë’ ajo që i bashkoi për të krijuar një miqësi do të ngelej përgjithmonë.
Ndonëse Xhemi u largua prej kamerave, miqësia me Salsanon dhe një pjesë të kastit të aktorëve vazhdoi.
Edhe sot ajo ka vendosur ta urojë kolegun e saj me një përmbledhje momentesh, shoqëruar me një kërkesë: “Mos ndrysho kurrë. Gëzuar ditëlindjen”.
Ajo ka ndarë shpesh video të ndryshme me Salsanon, ku duke realizuar materiale e skeçe të ndryshme nuk kanë munguar asnjëherë të qeshurat me lot dhe energjia e mirë.

