
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe, është një ndër personazhet publike e cila rrallë reagon për lajmet që bëhen për të, duke u treguar tepër sportive.
Por si për çdokënd tjetër, çdo gjë ka një limit, dhe duket se sot ky limit për jetën dhe emrin e saj, është tejkaluar nga disa portale të cilët kanë bërë një lajm abuziv dhe që lë të kuptohet se ajo është sëmurë.
“Aurela Gaçe bën ekon e gjirit dhe përlot me fjalët emocionuese: Dua t’i shoh vajzat e mia të rriten e unë të jem pranë tyre”, është ky titulli i botuar në disa portale.
Në një postim në Facebook këngëtarja ka reaguar ashpër dhe ka treguar se jo vetëm që nuk është sëmurë, por ky lajm ka marrë shkas nga një postim i saj në rrjetet sociale në vitin 2018, ku pas kontrollit që kishte bërë, e kishte shoqëruar me një postim për të sensibilizuar femrat për kancerin e gjirit.
Postimi i plotë i Gaçes: “Deri ku mund të shkojë “gatimi” i një titulli ? Në 2018,kam bërë një postim ku u kam bërë thirrje grave e nënave të bëjnë kontrrollet e gjirit, e kete e kam bere duke treguar edhe që edhe une bej kontrrollet,se kam frikërat e.mija si secili nga ne, se kam familje, se dua te jetoj si te gjithe, e të qënurit kengetare nuk me jep asnjë imunitet mbrojteje nga sëmundjet që mund të kapë secilin në planet.
Tani, ky lajm,përseritet ,në 2021, duke e bërë titullin ,fiks kështu sic e shikoni, që te gjeneroje disa klikime në portalet e ketyre që arrijne e luajnë edhe deri me shëndetin.
Me morën miq ne telefon. Më pyesnin nëse isha mirë. S’po e kuptoja. Pastaj me derguan shkrimet .
E lashe te shkonte. Nderkohe miq, qoftë edhe njerëz dashamirës më ndalojne ne.rrugë e më shprehin keqardhjen për lajmin e lexuar,sepse sigurisht, automatikisht, lexojne titullin mendojne të keqen. Jam e indinjuar.
Keto portale nuk e bëjnë lajmin sot në 2021 për te ndihmuar gratë ( ashtu sic ishte edhe qëllimi im) ,por.për të gjeneruar vetëm disa klikime.
Bravo. Thonë që në këto raste, të shtohet jeta. Mua dmth. Moralin ku e keni? Si mund te manipuloni edhe me lajme për shendetin? Ptujjjjj”
