SHOWBIZ / E Diel 2 Gusht 2026, 18:06

Mbi dy muaj protestë kundër qeverisë dhe Ramës! Nga Mehdi Malkaj te Eranda Libohova dhe Fjoralba Ponari, VIP-at qëndrestarë të “Revolucionit të Flamingove”

Shqipëria është futur në muajin e tretë të protestave, ku për më shumë se 60 ditë, në Tiranë sheshet janë mbushur plot me qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Prej më shumë sesa 2 muajsh, kemi ndjekur këtë protestë, duke qenë zëri i qytetarëve. Nuk kemi sesi mos të rendisim në këtë hapësirë edhe personazhet e famshme që kanë qenë frymëzimi i kësaj proteste.

Për më shumë se 60 ditë, emrat e njohur të ekranit janë parë në shesh, ku janë renditur krah protestuesve për t’ju bashkuar thirrjeve të tyre.

Aktori Mehdi Malkaj nuk mungon në asnjë protestë. Malkaj deklaroi se Rama tashmë është një ish-kryeministër sepse populli po e largon pasi ka vjedhur edhe jetën e foshnjave.

Ai kritikoi edhe artistët e shumtë që kanë heshtur për protestën. “Nuk bëhet kontratë me gjarpërinjtë dhe hardhucat. Jemi në një kohë të vështirë, por heroike. Unë nuk jam njeriu më i mençur, por e dua Shqipërinë. Këtu nuk mungon asgjë, i kemi të gjitha, por nuk jemi ne mirë, të ishin ne mirë e kishim marrë para me këngë dhe valle”, tha ai.

Për disa javë rresht, Fjoralba ka qenë kryefjala e zhvillimeve të protestave. Ishte pikërisht figura e saj, që u imitua nga kryeministri Rama kur u tall me blogeret.

Por duket se një fakt i tillë nuk e ka intimiduar aspak prezantuesen, e cila ka vijuar me angazhimin e saj. Ajo është parë në protestë thuajse çdo ditë, duke vijuar me angazhimin e saj qytetar.

Paralelisht edhe në rrjetet sociale, ajo ka bërë kryefjalë tashmë zhvillimet që vijnë nga kjo protestë. Këtë javë, moderatorja mbante në duar edhe pankartën “Anullo ligjin 21/2024”.

Këngëtari është nga emrat e njohur që ka qenë në protestë që ditën e parë. Kur ende shumë të tjerë nuk ishin bashkuar, ai u pa në shesh dhe në rrjetet e tij sociale postonte atë çfarë ndodhte në shesh.

Që prej asaj dite, artisti është parë shumë shpesh në protestë, duke ndarë edhe pamjet në rrjetet e tij sociale.

E teksa kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ajo ditë, Tiri ende shihet në shesh. Mesa duket edhe ai, është ndër ata që nuk heqin dorë nga kauza për këtë protestë paqësore.

Me aktorin jemi mësuar tashmë prej vitesh ta ndjekim në ekran. Në ato momente kur është mbi skenë, herë pas here nuk na i ka kursyer batutat me satirë për politikën apo edhe për politikanë të caktuar.

Por duket se kur përfundon detyrën si aktor profesionist, Erblini ka edhe kauza që zgjedhë ti ndjekë. Si është edhe protesta.

Artisti është parë në këtë protestë, ku I shoqëruar nga një vajzë ka qenë mes protestuesve. Jemi të sigurt që edhe Erblini ka jo pak arsye për të protestuar.

Këngëtarja e njohur ka preferuar që të jetë e fokusuar vetëm tek karriera e saj. Prej vitesh, Eranda Libohova ka preferuar mos të prononcohet për çështje të tjera që prekin vendin tonë.

Por kur bëhet fjalë për një kauzë të tillë kaq të rëndësishme, edhe Eranda nuk ka sesi të mungojë në shesh. Artistja është shfaqur mes protestuesve, duke mos e fshehur imazhin e saj në këtë protestë.

Nuk është hera e parë që e shohim artisten në shesh, krah protestuesve dhe jemi të sigurt që do ta shikojmë dhe herë të tjera, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE