LAJME / E Diel 2 Gusht 2026, 19:07

Trageti indonezian përfshihet nga flakët në mes të detit, pesë të vdekur dhe 41 të zhdukur

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget indonezian u përfshi nga flakët gjatë lundrimit në det të dielën.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit të Indonezisë (Basarnas), disa pasagjerë u detyruan të hidheshin në det për t’i shpëtuar zjarrit dhe u shpëtuan nga një anije që ndodhej pranë vendngjarjes.

Autoritetet njoftuan se gjithsej 225 persona që ndodheshin në bordin e tragetit janë shpëtuar, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për gjetjen e personave të zhdukur.

Sipas Agjencisë Rajonale të Kërkimit dhe Shpëtimit në Surabaya, katër anije të tjera ishin vendosur në gatishmëri pranë tragetit, por nuk mundën t’i afroheshin për shkak të rrezikut që paraqisnin materialet e ndezshme në bordin e mjetit lundrues.

Kompania që operonte tragetin tha se kishte marrë një telefonatë nga kapiteni i anijes, i cili raportoi zjarrin ndërsa trageti po udhëtonte nga Surabaya, në Java Lindore, drejt Makassarit në Sulawesi Jugor.

Megjithatë, Basarnas bëri të ditur se kapiteni nuk kishte komunikuar më pas raportimit fillestar, ndërsa një operacion më i gjerë shpëtimi është nisur nga Surabaya, rreth gjashtë orë larg nga vendi i incidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE