SHOWBIZ / E Shtunë 28 Shkurt 2026, 06:06

Mbesa e Bujar Nishanit konfirmon lidhjen: Jam e dashuruar me një italian

Modelja Beniada Nishani, mbresa e te ndjerit ish-presidentit te Shqiperise, Bujar Nishani dhe ish finaliste e Big Brother VIP Albania 1, është një një lidhje dashurie.

Lajmin e ka dhënë mbrëmjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra”, ku tha se është shumë e lumtur.

Edhe pse qëndroi diskrete, Beniada tregoi se personi që i ka rrëmbyer zemrën është italian dhe se me të njihej prej vitesh.

“Nuk jam single. Është dikush në jetën time. Nuk kam akoma një propozim, as një unazë. Nuk i dihet asnjëherë. Unë jam vajzë e çiltër. Por nga ana personale jam munduar të jem e tërhequr. Të mos i tregoj gjërat pa qenë zyrtare. Është i huaj, është italian. Duhet që mashkulli të propozojë, pastaj vendosim ne. Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur.

Kur gjërat i merr me pozitivitet, ecin më mbarë. Njihemi prej kohësh, kemi qenë shokë prej vitesh. Pastaj i mori guximin…sepse jam tradicionale shqiptare me të vjetrën. Kemi disa vite që njihemi”-deklaroi Beniada./Goca dhe Gra, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE